Students Save 30%! Learn & create with unlimited courses & creative assets Students Save 30%! Save Now
Advertisement
  1. Business
  2. Microsoft Excel
Business

Si ta fotografoni ekranin tuaj në Excel vetëm për 60 sekonda

by
Difficulty:BeginnerLength:ShortLanguages:
This post is part of a series called How to Use Excel - Quick Video Tutorials (in 60 Seconds).
How to Show Zeros as Blank Cells in Excel in 60 Seconds
How to Insert Images into Excel in 60 Seconds

Albanian (Shqip) translation by Bekim Axhami (you can also view the original English article)

Fotografitë të ekranit janë të shkëlqyera për të shtuar një ilustrim në dosjen tuaj të punës në Excel. Ndoshta e përdorni Excel-in për të krijuar dokumente ose udhëzime për punë për dikë. Në vend se të përdorni njdonjë aplikacion të veçantë për të bërë fotografim dhe ndryshimin e fotove të ekranit, atë mund ta bëni drejtpërdrejt në Excel. Le të mësojmë se si.

Si të fotografohet ekrani në Excel në mënyre të shpejtë

Vërejtje: Shikone këtë video të shkurtër tutoriale ose ndiqni hapat e mëposhtëm që e plotësojn videon.

1. Hapni dritaren Excel Screenshot Windows

Së pari sigurohuni se jeni në fushën Fut në Excel. Pastaj, gjeni butonin Fotografim i ekranit këtu tek shiriti. Kur do të klikoni atë, ju do të shihni shembujt e aplikacioneve tjera të hapura në kompjuterin tuaj.

Excel Screenshot Available Windows
Dritarja për fotografim të ekranit në Excel

2. Futni fotografin tuaj në dosjen e punës në Excel

Mund të klikoni në cilën do nga këto dritaret me shembuj për të futur fotografin e ekranit e gjithë aplikacionit në dosjen tuaj të punës në Excel.

Screenshot of Word screen into Excel
Fotografia e ekranit të Word-it e futur në Exel

3. Ndryshoni dhe shkurtoni fotografin e ekranit në Excel

Prej aty, mund ta shkurtoni fotografin duke e përdorur opsionin Picture Tools' Format. Ju mund të i zhvendosni dorezat për të zgjedhur vetëm pjesën që dëshironi të mbani dhe pastaj shtypni butonin Crop për ta ruajtur.

Apply Crop to your Excel Screenshot
Shkurtoni fotografin tuaj të ekranit pas fromatimit.

4. Përdorni opsionin Screen Clipping

Një tjetër opsion është që të zgjedhësh Insert > Screenshot dhe pastaj zgjedh Screen Clipping. Tash mund të klikoni dhe të tërhiqni pjesë të caktuara të ekranit që doni të selektoni.

Screen Clipping in Excel
Fotografoni vetëm pjesë të caktuara të ekranit që të keni më shumë kontroll mbi fotografit tuaja.

Pasi që ta bëni atë, do të ktheheni prap në Excel dhe do ta shtoni selektimin tuaj si fotografi të ekranit. Mund ta përdorni veglën normale Picture Tools për të bërë ndryshime në fotografi tuaj.

Duke përfunduar!

Fotografimi i ekranit ose pjesëve të ekranit drejtpërdrejt në Excel do t'ju kursej kohë atëher kur keni nevoj të futni fotografi në dosjen tuaj të punës.

Edhe më shumë Tutoriale tjera të Shkëlqyeshme në Excel në Envato Tuts+

Gjeni tutoriale në Excel të cilat janë gjithëpërfshirëse në Envato Tuts+, që të ju ndihmoj të punoni më mirë me të dhënat tuaja në llogaritjet e juaja tabelar. Poashtu kemi edhe një tutorial të shkurtër prej 60 sekondave, që të mësoni më shumë për veglat nl Excel për më shkurt kohë.

Këtu janë disa tutoriale në Excel që të fillosh tani:

Mbaj mend: Çdo vegel që e mëson ne Microsoft Excel, dhe rrjedhoj të punës që e mbizotron, fletët tuaja do jenë më të fuqishme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Looking for something to help kick start your next project?
Envato Market has a range of items for sale to help get you started.